Lajme
Del FOTOJA/ Kush është shqiptari që u v*a në “shtëpi bari” në Angli (Emri)

Angli- Xhovan Pepaj është 25-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit brenda një ‘shtëpie bari’ në Angli.
Sot, kur kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja e rëndë është identifikuar dhe i është publikuar fotoja e të riut shqiptar që u gjet i masakruar brenda shtëpisë ku punonte, në Caley Road, Tunbridge Wells.
Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte qëlluar disa herë me thikë, ndërsa dëshmitarët e zonës kanë treguar se kanë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri.
Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë. Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi.

Të rinjtë janë futur brenda shtëpisë që ruante Pepaj për të të grabitur kanabisin, por kanë hasur në kundërshtinë e 25-vjeçarit dhe e kanë vrarë atë./Gazeta Shqip