Lajme
Defekt në autobusin e “Ido Tours”, udhëtarët nga paniku thyejnë xhamat

Sot, pak minuta më herët në fshatin Grupçin ka ndodhur një incident në autobusin e kompanisë “Ido Tours”, gjegjësisht një defekt teknik.
Sipas burimeve të Nistori-t autobusi është mbuluar me tym dhe udhëtarët të cilët janë gjendur në autobus, nga paniku kanë thyer xhamat e autobusit. Prindëri i cili e ka pasur vajzën në autobus për Nistori thotë se shoferët janë ndalur në rrugë për ta kontrolluar gjendjen e autobusit, pasi ka dalë tym nga autobusi dhe udhëtarët janë detyruar të thyejnë xhamat për të dalë jashtë.
Për Nistori-n thonë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të autobusit. Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga Gjermania për në Maqedoni. Policia ka arritur në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin, me qëllim për të qartësuar rastin. Informojmë familjarët e udhëtarëve se të afërmit e tyre janë mirë dhe nuk ka të lënduar. /Nistori/


















