Connect with us

Lajme

Covid në Shqipëri, 6 humbje jete dhe 286 raste të reja. Harta dhe situata në spitale

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 286 raste të reja me Covid nga 4011 testime, ndërsa 6 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërkohë, janë shëruar 349 pacientë.

Rastet e reja janë evidentuar në Bashkitë: 138 në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.

Në të gjithë vendin janë 5,201 pacientë aktivë me COVID19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç,  një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Statistika (24 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          286
Të shëruar në 24 orë       349
Të shtruar në spitale       118
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 4011

Testime totale              1,456,072
Raste pozitive                207,221
Raste të shëruara          198,833
Raste Aktive                      5,201
Humbje jete                      3,187

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,545
Fier                 579
Durrës             362
Shkodër          339
Elbasan           307
Vlorë                239
Gjirokastër     222
Berat               219
Lezhë               135
Korçë               105
Kukës               73
Dibër                69

NA NDIQ NË FACEBOOK