Connect with us

Lajme

Covid në Shqipëri, 2 humbje jete dhe 309 raste të reja. Ja si shpërndahen

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 2 qytetarë humbën jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa kanë rezultuar të infektuar 309 qytetarë nga 2,706 testime të zhvilluara në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë evidentuar: 146 në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          309
Të shëruar në 24 orë       386
Të shtruar në spitale       145
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 2,706

Testime totale              1,419,120
Raste pozitive                203,524
Raste të shëruara          194,838
Raste Aktive                      5,554
Humbje jete                      3,132

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,718
Fier                 623
Gjirokastër     567
Shkodër          379
Durrës             313
Berat               225
Elbasan           242
Vlorë                182
Lezhë               121
Korçë               89
Kukës               48
Dibër                47

NA NDIQ NË FACEBOOK