Lajme
Ç’mësim nxori ASh-ja nga zgjedhjet dhe kriza? Arben Taravari sonte në ClickPlus

Zgjedhjet lokale dhe kriza politike e cila rezultoi me hyrjen e Alternativës në Qeveri, duke u ndarë nga koalicioni me Aleancën për Shqiptarët, do të diskutohet sonte në ClickPlus.
Me sekretarin e përgjithshëm të ASh-së, Arben Taravari do të bisedohet për atë se “ç’mësim nxori ASh-ja nga zgjedhjet dhe kriza politike?”.
Na ndiqni sonte, me fillim prej orës 21:30 LIVE në TV21 dhe në faqen zyrtare televizionit në Facebook.
















