Shqipëri
Çmendet deputeti i Bashës/ I krahason demokratët me Majmunë

Disa ditë më parë deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku u vu në qendër të kritikave pasi përmes një postimi në rrjetet sociale krahasoi demokratët e ‘Foltores’ me strukturat paralele të serbëve në Kosovë.
Pas atij ‘lumi’ reagimesh, ai e fshiu postimin, ndërsa në një reagim më pas, u shpreh se ishte keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti deklarata e tij.
Sot deputeti i listës ka vijuar me provokimet.
Ai ka postuar në Instagram një foto ku dukën tre majmunë që kanë zënë sytë, gojën dhe veshët, siç edhe mund ta shihni më poshtë.

A është ky krahasimi i radhës ofendues ndaj demokratëve, pasi i quajti serbë?
Presim me interes reagimin e tij të radhës, pasi ta ketë fshirë edhe këtë foto si postimin e para tre ditëve, se si do të justifikohet.
















