Connect with us

Lajme

Bushati-Bashës: SHBA-të i kanë njohur zgjedhjet e 25 Prillit, pse sillesh në kundërshtim me statutin pro amerikan të PD

Publikuar

Analisti Andi Bushati, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pas deklaratave të bëra nga ky i fundin mbrëmjen e së enjtes në një emision televiziv ku tha se ai do ta japë dorëheqjen nëse humb në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në postimin e tij Bushati shkruan se SHBA e ka njohur 25 prillin si të ndershëm, madje Yuri Kim e ka quajtur mandatin e tretë të Ramës si historik, duke shtuar se është kontradiktore se pse Luli sillet në kundërshtim me statutin ‘pro’ amerikan të PD?

Bushati e ka mbyllur komentin e tij se Basha duhet ti lërë të qetë me këto përrallat proamerikane që i tregojnë për budallenjtë sa herë që ka nevojë.

Postimi i plotë i Andi Bushatit:

Lulzim Basha ka deklaruar se fundi se ai jep doreheqjen vetem po humbi me zgjedhje te ndershme.

Por, ShBA e ka njohur 25 prillin si te ndershem, madje Yuri Kim e ka quajtur mandatin e trete te Rames si historik.

Atehere pse Luli sillet ne kundershtim me statutin pro amerikan te PD?

Ne fakt, e verteta eshte ndryshe. Basha ka te drejte dhe Yuri e ka gabim per masakren e 25 prillit, por thene kete, le te na lene te qete me keto perrallat per proamerikanizem, qe i tregojne per budallenjte sa here qe kane nevoje.

NA NDIQ NË FACEBOOK