Connect with us

Sport

Bunjamin Shabani: Objektivi Strugës mbetet sërish Europa!

Published

on

Sezoni i kaluar ishte historik për Struga Trim Lum, pasi për herë të parë struganët arritën që ta përfaqësojnë vendin në garat europiane. Këtë sezon, në kampionat Struga ka ulje dhe ngritje në renditjen tabelare, përderisa e sheh edhe veten në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Struganët për të arritur këtë fazë, nga kjo garë eliminuan Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen çerekfinale.

Kapiteni i ekipit të Strugës, Bunjamin Shabani ka komentuar ecurinë e Strugës për vitin 2021 në emisionin ‘Sportmania’, ndwrsa ka theksuar se objektivi mbetet swrish i njejti, dalja në Europë.

“Realisht për Strugën ishte një vit shumë i sukseshëm, pasi që një klub që është formuar, një klub i ri të marrë pjesë në sezonin e dytë në Ligën e Parë, të marrë pjesë në garat evropiane për mua është një sukses shumë i madh dhe këtë vit jemi në gjysmëfinale të Kupës, ku mendoj se është shumë e lehtë përmes Kupës të kapim përsëri Evropën. Në kampionat nuk jemi poshtë, kemi mundur edhe më mirë, kemi pas ulje dhe ngritje por mendoj se mund të jetë jetë shkaku edhe ndeshjet e Europës. Gjithsesi prap jemi aty afër dhe mendoj që me fazën përgatitore të mirë mendoj se ose përmes Kupës ose kampionatit do mundohemi të kapim Evropën përsëri”,
 ka thënë Bunjamin Shabani.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com