Connect with us

Lajme

“Blinken në Spotify”/ Qytetarët shpërthejnë në kritika ndaj ambasadës: Kimete, sorosiane e vogël

Publikuar

Qëndrimet e Yuri Kim, e cila shfaqet krah kryeministrit Edi Rama nga njëra anë dhe lëshon silura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana tjetër, duket se kanë shkaktuar pakënaqësi te qytetarët.

Kjo u tregua edhe në komentet e qytetarëve këtë të Premte, në një postim në FB të ambasadës amerikane në vendin tonë.

Ambasada njoftonte se sekretari i Shtetit Blinken është regjistruar në platformën “Spotify” dhe rekomandonte qytetarët që ta ndjekin.

Në gati 35 minuta pas postimit, shumica dërrmuese e komenteve shprehnin pakënaqësi për qëndrimet e ambasadës dhe ambasadores Yuri Kim.

Shumë e cilësuan postimin qesharak, duke kujtuar situatën e vështirë në vend, si rritja e cmimeve apo emigracioni masiv. Të tjerë kërkuan publikimin e provave për vendimin “non grata” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Disa syresh u shprehën se ambasadorja është kthyer në vegël të Ramës.

Ndërkohë, të tjerë qytetarë e quajtën sekretarin Blinken dhe ambasadoren Kim “njerëz të Sorosit”.

“Kimete lexo ndonjë koment nga këto që të kuptosh se çfarë po i bën mardhënive Shqipëri- Amerikë. Sorosiane e vogël”, shkruhej në një koment.