Connect with us

Lajme

Biznesmeni ekzekutohet me armë brenda makinës (Emri)

Publikuar

Një person është ekzekutuar me armë zjarri këtë të Premte në Laç. Viktima është Pilot Rroli 55 vjeç, i njohur si biznesmen.

Ai është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me një automjet, në vendin e quajtur “Sanxhak”.

“Rreth orës 08:45, në Sanxhak-Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Pilot Rroli, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Lexo edhe:

FOTO/ Kush është biznesmeni i ekzekutuar në Laç. E kaluara dhe si ndodhi atentati

NA NDIQ NË FACEBOOK