Connect with us

Lajme

Bilanci ditor i Covid/ Tre humbje jete dhe 325 raste të reja

Publikuar

më

Tre humbje jete dhe 325 të infektuar me koronavirusi nga 3109 testime janë shënuar në vend në 24 orët e fundit, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Janë 5 333 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.

205,549 persona janë prekur nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë. 3,161 kanë humbur jetën.

Rastet e reja

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

130 në Tiranë, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Vaksinimi

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë – 2478
  • Fier – 622
  • Gjirokastër – 421
  • Shkodër – 355
  • Durrës – 324
  • Elbasan – 287
  • Berat – 252
  • Vlorë  – 220
  • Lezhë – 129
  • Korçë  – 122
  • Kukës  – 65
  • Dibër – 58

NA NDIQ NË FACEBOOK