Shqipëri
“Berisha non grata nga lobimi i Soros”/ Një tjetër gazetar i njohur amerikan shkruan : Skandali të hetohet nga Kongresi

Gazetari i njohur amerikan, Jack Posobiec e ka cilësuar si një skandal shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha si edhe ka kërkuar që hetimi i këtij skandali të përfshihet në axhendën e Kongresit Amerikan, sapo republikanët të marrin sërish dhomën e përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Shtojeni këtë skandal në listen e hetimeve”,shkruan në Twitter Posobiec.
Postimin e tij, gazetari e ka shoqëruar me një foto të Ramës dhe Soros, si edhe me një artikull të reporterit amerikan, Adam Kredo.
Në artikull shprehen akuzat e Kongresmenit Republikan Zeldin, sipas të cilit, Departamenti i Shtetit ka sanksionuar ish-Presidentin Berisha, si hakmarrje për besnikërinë e tij ndaj republikaneve amerikanë dhe se Biden ka penguar hetimin.
Për muaj të tërë, Departamenti i Shtetit i Biden ka refuzuar herë pas here të japë përgjigje reale dhe të detajuara në lidhje me akuzat për “korrupsion të rëndësishëm” të përdorura për të sanksionuar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha, një aleat i të dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i Xhorxh Soros, donator i madh i demokrateve amerikane”, tha Zeldin për Free Beacon.
Refuzimi i administratës për të shpjeguar dhe faktuar sanksionet se përse Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një veprim të tillë , po ngre dyshime se DASH po kryen një fushatë hakmarrëse politike ndaj Berishës.
Kongresmeni Zeldin e përshkroi sjelljen e Departamentit të Shtetit si “të papranueshme dhe të dyshimtë”.
















