Lajme
Berisha e zbulon për herë të parë: Kam patur oferta të shumëllojshme, kërcënime nga më të turpshmet

TIRANË- Sali Berisha ka zbuluar mbërmjen e sotme se ka patur oferta të shumëllojshme pas marrjes vesh të vendimit non-grata nga ana e SHBA-ve.
Sipas tij ofertat kanë qenë për të lehtësuar familjarët, apo për të hequr vendimin nëpërmjet lobimit.
“Po ta them unë këtu. Oferta të shumëllojta ndaj meje, oferta për të hequr këtë nëpërmjet lobimit sepse s’ka asgjë në të, jo kam refuzuar. Oferta për të hyrë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët, jo kam refuzuar, kërcënimet nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri. E dëgjon ti atë që thotë për fëmijët?! Ajo është një lloj. Kur flet ai, është gabimi më i madh që bën po ta dëgjosh.
Unë nuk kam asnjë lloj lëkundje, nuk ka lidhje me non gratën, përkundrazi kjo lëvizja me ka penguar në punën time, sepse unë i përkushtohem kësaj. Në atë kohë unë kam shkruar dhe do shkruaja vëllime dhe do bëja beteja për të mbrojtur dinjitetin tim”, tha Berisha.”- tha Berisha./Gazeta Shqip













