Connect with us

Lajme

Berisha: E ftoj Ramën në debat, nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për kryeministër

Publikuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha fton kreun e qeverisë, Edi Rama, në një debat televiziv.

Në A Show në Syri Tv, Berisha tha se e fton Ramën dhe po të dojë ai le të marrë edhe Lulzim Bashën.

Berisha theksoi më tej se Edi Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit.

“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt.

Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm.

Proceset e tij trunore knë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.

NA NDIQ NË FACEBOOK