Connect with us

Shqipëri

Berisha apo Basha/ Plas sherri në studio mes Ervin Salianjit dhe Arben Ristanit

Publikuar

Arben Ristani dhe Ervin Salianji kanë vijuar akuzat mes tyre, kur tashmë dihen edhe qëndrimet e tyre publike në krizën që ka përfshirë Partinë Demokratike. Arben Ristani hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Basha, teksa tha se ish-kryetarë komunash me para korrupsioni kanë paguar Lulzim Bashën që të vendosë fëmijët e tyre në listat e deputetëve.

Basha ka shkatërruar Partinë Demokratike tha Ristani, ndërsa Salianji u kundërpërgjigj me të tjera akuza, duke e quajtur Ristanin si avokat të familjes Hoxha, ndërsa vuri në dukje se PD është në moment për të qenë një model krejt i kundërt me atë të Sali Berishës.

“Pse nuk thuheshin përpara 9 shtatorit akuzat për Bashën që nga Toyota Yaris, apo çështja Muzin” – tha Salianji, por vetëm kur u shkel interesi personal i Sali Berishës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK