Connect with us

Lajme

Bekim Sali dhe Admirim Haliti ministra të ri, këto janë emërimet e reja nga Alternativa

Publikuar

Alternativa tashmë është pjesë e Qeverisë. Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore që ka mbajtur kjo parti janë bërë të ditur emërimet e kuadrove nga kjo parti në Qeveri.

  • Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
  • Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
  • Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
  • Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
  • Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
  • Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
  • Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
  • Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
  • Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
  • Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
  • Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
  • Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Në mbledhje u caktuan edhe bartësit ose drejtuesit e disa institucioneve të tjera publike, që do të publikohen ditëve në vijim, njoftuan nga Alternativa.

“Në fund të mbledhjes kryetari i Altenativës Afrim Gashi, duke u uruar sukses kandidatëve të propozuar për funksione publike, kërkoi nga ata që detyrën e besuar ta ushtrojnë me dinjitet, respekt dhe konform parimeve politike e etike të Alternativës”, thuhet në njoftimin e partisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK