Connect with us

Lajme

BDI heq dorë nga Kushtrim Ramadani në MEPSO, i pari që haptas foli për problemet në sektorin energjetik

Publikuar

më

MEPSO do të ketë drejtor të ri. Tani “në atë makinë” do të provoj “piloti” nga Alternativa. A do të marrë Alternativa vetëm një kompani me të ardhura vjetore që i kalon 90 milion euro? A do të “errësohet” Alternativa nëse vazhdojnë të marrin fatura në miliona euro nga Evropa për energjinë elektrike që nuk janë siguruar nga ESM dhe furnitorët vendas?

Alternativa hyri në Qeveri dhe mori “listën” me 50  institucione publike, ndërmarrje publike në të cilat do të emërojë drejtuesit ose zëvendësit e saj, transmeton TV21.

Pozicioni më i rëndësisëshëm është i Ministrit të Shëndetësisë. Megjithatë nga pikëpamja ekonomike dhe financiare, posti i drejtorit në MEPSO, operator kombëtar i sistemit të transmisionit të energjisë elektrike nuk është më pak i rëndësishëm. Sipas informacioneve zyrtare të publikuara në janar 2021, të disponueshme në Bursën e Maqedonisë, MEPSO ka të hyra prej 90 milionë euro dhe fitim prej gati 7 milionë euro. Kjo do të thotë se drejtori i gjeneral i kompanisë në një vit ka nënshkruar pagesa në vlerë mbi 80 milionë euro.

Këta parametra flasin mjaftueshëm për ndikimin dhe fuqinë që jep ai funksion.

“Alternativa” MEPSO-n e merr nga BDI. Por tani kemi ardhur te më e rëndësishmja…

Çfarë pazari bëri Gashi?

Kriza më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoni në tridhjetë vitet e fundit është duke u zhvilluar. Dimri ka ardhur dhe askush nuk mund të garantojë se do të kemi mjaftueshëm prodhim vendas të energjisë elektrike. Kompania shtetërore ESM për shkak të mungesës së thëngjillit dhe ujit për prodhimin e energjisë elektrike e ka vënë Qeverinë në gjendje të shpallë gjendje krize energjetike dhe të ndajë 65 milionë euro për kompanitë shtetërore energjetike. Kjo situatë është pasojë e vendimeve të Qeverisë, nga viti 2017 e në vazhdim, të çmimeve të energjisë elektrike nga ESM, që e solli kompaninë në një situatë që tani duket e pashpresë (koha kur Angjushev si zëvendëskryeministër caktoi çmimin e prodhimit. me 37 euro për megavat orë).

Tani prokurimi i thëngjillit nuk po shkon siç është planifikuar, ujë në hidrocentrale ka shumë pak, dhe nuk është blerë mazut për të filluar prodhimin në TEC Negotinë – që duhet t’i jepte alternativë kompanive vendase që të mos blejnë energji elektrike me çmime aksionesh…

Kjo do të thotë se nëse nuk kemi mjaftueshëm prodhim vendas, kompanitë dhe familjet do të duhet të blejnë me çmime të aksioneve. Dhe i kalojnë 250 euro për megavat orë. A do të ulen në janar, në mes të dimrit? Në këto rrethana nuk ka gjasa.

Nëse kompanitë nuk mund të blejnë vetë dhe nëse ESM nuk ka prodhim të mjaftueshëm, në fund MEPSO do të duhet të marrë energji elektrike nga sistemi energjetik rajonal. Institucionet evropiane energjetike do t’ia dërgojnë faturën MEPSO-s edhe për atë marrje. Në këto kushte ka shumë gjasa që sistemi ynë të marrë energji nga sistemet fqinje gjatë dimrit.

MEPSO do të duhet të paguajë faturën dhe se si dhe nga kush do ta paguajë mbetet për t’u parë. Me shumë gjasa do të lutet për mbështetje nga buxheti i shtetit.

Dhe tani, nëse krijohet një situatë e tillë, MEPSO do të jetë në një situatë të vështirë sepse prioritet do të jetë pagesa e faturës së marrjes, e më pas gjithçka tjetër. A mori “Alternativa” një kompani që është një humbëse e mundshme?

Pse BDI e dha MEPSO?

Për këtë pyetje nuk ka përgjigje konkrtet. Me siguri nuk do të ketë. Drejtori aktual i MEPSO-s, Kushtrim Ramadani, erdhi një vit më parë. Ramadani në MEPSO erdhi si një profesionist me përvoj në Komisionin Rregullator për Energjietikë.

Ai do të mbahet mend nga publiku si i vetmi që ishte i pari që tha hapur se ESM nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike dhe se ai ka frikë për sasinë e prodhimit vendas në të ardhmen sepse nuk ka qymyr të mjaftueshëm dhe nuk ka ujë në hidrocentrale.

Në fakt, ai ishte zyrtari i parë që tha hapur publikisht se furnizuesit privatë dhe ESM i detyroheshin MEPSO-s 18 milionë euro për energjinë elektrike të marrë nga rrjeti rajonal./Faktor.mk/

Shqipëri15 minutes ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme47 minutes ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme1 hour ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni2 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Lajme2 hours ago

ASH: Me kërkesën e këshilltarëve të AKI përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në Shuto Orizare e kthyem në realitet

Maqedoni2 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri2 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë3 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme3 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni3 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota3 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

Maqedoni3 hours ago

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK