Lajme
Asnjë punë nuk bëhet pa koordinim me Selën

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21 tha se për bashkpunim me VMRO-DPMNE-në kanë vendosur bashkarisht me kryetarin Ziadin Sela dhe organet e partisë. Taravari nuk deshi të tregojë se kush e ka dhënë si ide këtë bashkpunim, por që pranoi se ai personalisht ka komunikuar më tepër me VMRO-DPMNE-në.
“Asnjë punë nuk bëhet pa koordinim me z. Selën, me kryetarin. Kemi vendosur bashkë edhe në organe partiake, edhe me z. Selën”, tha mes tjerash Taravari.














