Connect with us

Lajme

Artan Fuga: Lulzim, korrupsionin në qeverisjen e PD, a po e përdor për shantazh politik?

Publikuar

Një ditë më parë Lulzim Basha, i cili më 11 dhjetor u shkarkua si Kryetar i PD nga Kuvendi Kombëtar i kësaj partie, por nuk e pranon si vendim, deklaroi se edhe qeverisja e PD, ku ai ishte ministër në të paktën 3 Ministri, ishte e korruptuar. Madje, Basha tha se mbështeste luftën ndaj korrupsionit ndaj kujdo, ndërsa shtoi se ai ishte i vetmi ministër që u përball me drejtësinë.

Ndërkohë, akademiku Artan Fuga, përmes një postimi ironizon Bashën. ” Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?

Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë?

Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisë? Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe?

Pra, i parashkruan këto krime, bën vetëgjyqësi duke i lënë mënjanë? Aq më keq i përdor për shantazh politik?! Uaaaauuuuu! Mos jam në ëndërr?”, shkruan Fuga.

Reagimi nga Artan Fuga

Siiii!? Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?

Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë?

Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisë? Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe?

Pra, i parashkruan këto krime, bën vetëgjyqësi duke i lënë mënjanë? Aq më keq i përdor për shantazh politik?! Uaaaauuuuu! Mos jam në ëndërr?

Dhe qëndron ende i heshtur dhe nuk shkon të denoncojë duke bashkëpunuar me drejtësinë sipas parimit “më mirë vonë se kurrë”?

E kundërta është fshehje krimi! Çfarë po na dëgjojnë veshët!!! Çfarë po na shohin sytë!

NA NDIQ NË FACEBOOK