Connect with us

Lajme

Zvarritet lënda e rastit “Alfa”! Dauti: Arsyet për zvarritje janë trillime

Publikuar

më

Zvarritja e lëndës së rastit “Alfa” në Gjykatën e Apelit, nuk po mundëson rigjykimin për të burgosurin Agim Islami. Nga Apeli nuk na kthyen përgjigje se deri ku janë me procedurën dhe nëse e kanë kthyer lëndën në Gjykatën Penale. Familjari njëkohësisht edhe ish i akuzuar, Ramiz Duati,  deklaroi se sot ka pasur seancë publike në Gjykatën e Apelit, por e njëjta është anuluar.

“Janë bërë disa muaj që nuk është marrë ky vendim dhe mendoj se nuk ka arsye tjetër për me prit një gjykim tjetër që lidhet me neve për tu marrë vendimin për rastin tonë, konkretisht për rastin `Alfa`”, tha për TV21 Ramiz Dauti, familjar. 

Për tu marrë vendim për rigjykimin eventual të rastit Alfa, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus, tha se përveç se lënda duhet të kthehet nga Apeli në Gjykatën Themelore, duhet edhe të verifikohet ekspertiza e re që kanë dorëzuar familjarët.

“Mendoj se lënda aktualisht është në Gjykatën e Apelit dhe mbrojtja e njërit prej personave në atë rast ofron disa prova apo ekspertiza të reja. Mbetet që ajo ekspertizë të verifikohet nga organet tona dhe Gjykata të vendos nëse ka baza për përsëritje të procedurës”, tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Për Dautin është e paqartë se përse duhet të verifikohet një ekspertizë në Byronë e cila nuk ka kapacitet për të bërë një ekspertizë të tillë. Megjithatë shton se gjithsesi  se e njëjta  do të dorëzohet për verifikim ashtu siç kanë kërkuar organet, me qëllimin e vetëm, rigjykimin e lëndës.

 “Kemi bërë ekspertizë jashtë shtetit për shkak se Byroja jonë për ekspertizë nuk i plotëson kushtet. Tash thotë që atë ekspertizë duhet që Byroja jonë ta verifikon. Për çfarë arsye, nëse nuk kemi mjete për zbardhje të asaj video dhe na keni dërguar në shtet tjetër, cila është arsyeja që Byroja për ekspertizë ta verifikon”, deklaroi për TV21 Ramiz Dauti, familjar.

Në qershor të këtij viti, mbrojta deri te Gjykata Penale dorëzoi edhe ekspertizën e kryer jashtë shtetit, në të cilën thuhet se Agim Islami nga Shkupi është i pafajshëm dhe është dënuar mbi dëshmi joligjore dhe të kurdisura. Rasti Alfa ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë. Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21/

Maqedoni20 minutes ago

BDI i jep “ultimatum” politikës në Kosovë: UÇK-ja mbi partitë, pushtetin dhe pazaret e ditës

Lajme30 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme35 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri50 minutes ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë55 minutes ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme1 hour ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni1 hour ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë1 hour ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë2 hours ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri3 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë4 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

NA NDIQ NË FACEBOOK