Connect with us

Lajme

Arrestohet një shoferë autobusi nga Strumica, nuk ka pasur leje për transport ndërkombëtar

Publikuar

Policia më 25.12.2021 në vendkalimin kufitar Tabanocë ka arrestuar një shoferë 22 vjeçar nga Strumica, i cili po transportonte udhëtarë pa leje për transport ndërkombëtar.

Gjatë kontrollit në automjetin “Ford Transit”, me targa të Strumicës, i drejtuar nga P.L. (22) nga Strumica, zyrtarët policorë kanë konstatuar se i njëjti është duke kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa leje për linja të transportit ndërkombëtar.

Personi i është dorëzuar për procedurë të mëtejshme inspektorit nga Inspektorati Shtetëror i Transportit pranë Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Në vend në periudhën e kaluar ka pasur kontrolle të intensifikuara, gjatë të cilave janë konstatuar shumë lëshime të transportuesve.

NA NDIQ NË FACEBOOK