Connect with us

Lajme

Alternativa ose do të bëhet pjesë e Qeverisë së paaftë, ose do të mundësojë zgjedhje të parakohshme

Publikuar

më

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se partia Alternativa ka dy opsione, ose të bëhet pjesë e Qeverisë, siç tha ai, më të paaftë në 30 vitet e fundit, ose të mbetet në opozitë që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Sipas Mickoski nuk ka opsion të tretë.

“Unë e kam komentuar se para cilës sfidë është udhëheqësia e Alternativës. Të bëhet pjesë e qeverisë më të korruptuar, më të kriminalizuar dhe më të paaftë në këto 30 vite, dhe puna e dytë është të mbetet në opozitë dhe të kemi zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare. Vendimi është mes këtyre dy opsioneve. Opsion të tretë nuk ka”, tha Mickoski.

NA NDIQ NË FACEBOOK