Connect with us

Lajme

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ndërpresin bashkëpunimin, Zejd Rexhepi nuk do të jetë koordinator i GP

Publikuar

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të hënën edhe zyrarisht do ti japin fund bashkëpunimit opozitar. Vet koordinatori i këtij grupi parlamentare që ishte nga rradhët e Alternativës, Skënder Rexhepi ka njoftuar se nesër do të dorëzoj dorëhqjen nga ky post në Kuvend, transmeton ZYRTARE.net

“Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA“, ka shkruar Skender Rexhepi, Zejdi.

Nesër pritet që në Kuvend deputetët e Aleancës për Shqiptarët të mbajnë edhe një konferencë për media ku do të zyrtarizojnë shkëputjen e bashkëpunimit si dhe të njoftojnë zgjedhjen e koordintaorit të ri të grupit parlamentar./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK