Shqipëri
Akuzohet si “gjobvënës” ja kush janë pesë bizneset e Kunatit të Bashës

Bizneset e kunatit
Me datë 25.10.2005 ka regjistruar kompaninë “SRF Developments”, me numër identifikimi K52301012K e cila vijon të jetë aktive.
Në vitin 2006 dhe konkretisht me datë 6.10.2006, Erion Isufi, ka regjistruar një tjetër biznes dhe konkretisht “ Reno Albania”, sëbashku me një ortak tjetër. Por më vonë ai është tërhequr nga ortakëria, duke pezulluar kështu aktivitetin njëanshëm.
Me datë 7.02.2009, po në emër të Erion Isufit, është regjistruar kompania “Premium Print”, me numër identifikimi K92407011Q, e cila vijon të funksionojë. Kjo kompani shërben për botime gazetash, revistash, reklama etj.
Edhe kompania “ Landmark Communications” me administrator Erion Isufin e regjistruar në QKB me datë 10.01.2012, rezulton të jetë aktive. Kompania në fjalë ofron shërbimesh reklamash etj.
Një tjetër kompani e Erion Isufit, që rezulton të jetë aktive, është “Blacksheep”, e regjistruar në QKB me datë 10.05.2016. Edhe kjo kompani ofron shërbime reklamash etj.
Me datë 12.01 2018, Erion Isufaj ka regjistruar pranë QKB –së, kompaninë “AsWeGrow”, e cila ofron shërbime marketingu.
Nje tjeter biznes ku qarkullon dhe tendera me shtetin eshte viktoria invest por nuk eshte e rregjistruar ne qkb me emrin e tij. Kujtojme se ky emer ka lidhje me emrin e mbeses se tij vajzen e Lulzim Bashes qe quhet Viktoria(Citynews)
















