Shqipëri
Aksidentohet Gazetari i njohur së bashku me 3 persona të tjerë

Janë zbardhur detajet e reja nga aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme në masivin pyjor të Munellës, ku një një fuoristradë që ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra në greminë.
Në makinën në fjalë udhëtonte gazetari Alfred Lela së bashku me dy alpinistë dhe operatorin me të cilin ishin nisur për të kryer një vëzhgim dhe ndërtuar një reportazh.
Një pakujdesi e shoferit ka bërë që mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Deri tani dyshohet për 4 persona të plagosur, mes tyre dhe gazetari, por ende nuk është e qartë gjendja e tyre.
Policia është nisur sapo është lajmëruar për t’iu ardhur në ndihmë, por terreni i vështirë malor dhe kushtet atmosferike kanë vështirësuar gjetjen e të aksidentuarve./CNA.al
















