Connect with us

Lajme

Aksidenti që mori jetën e babait dhe djalit në Rrugën e Kombit, çfarë thonë banorët e zonës

Publikuar

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e së hënës në rrugën e Kombit, ku humbi jetën Shkurt Prenga dhe i biri 3-vjeçar, ndërsa bashkëshortja Fabiola, mbeti e plagosur rëndë.

Sendet personale, copa makinash dhe mbetje djegieje mbi asfalt kanë mbetur si gjurmë të tragjedisë.

Ditën e djeshme, espertët e kriminalistikës me prokurorin në krye u rikthyen sërish në vendin e ngjarjes gjatë së martës. Ata kryen matje e veprime të tjera hetimore për të dalë në përfundime për shkakun e aksidentin.

Tre anëtarët e familjes Prenga, sipas të dhënave, po udhëtonin me makinën e tyre drejt Milotit, pasi kishin takuar të afërmit e tyre para se kryefamiljari të ikte drejt Italisë, ku jetonte prej disa vitesh. Mjeti tjetër që u përfshi në aksident vinte drejt Mirditës.

Përplasja ka ndodhur në korsinë veriore, çka ngre dyshime për një parakalim të gabuar nga automjeti tip “Benz”, i cili më pas shpërtheu në flakë, duke u shkrumbuar plotësisht. Sinjalistika në këtë segment të rrugës Milot-Rrëshen e ndalon parakalimin, ndaj Arlind Mihaj, banues në Tropojë, u vu në pranga në Spitalin e Traumës, ku po trajtohet për plagët e marra.

Ndaj tij është ngritur akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Banorë të zonës në të dyja anët e Rrugës së Kombit thonë se aksidentet janë kthyer në shqetësim serioz, sepse krahas mungesës së sinjalistikës, shprehen se shkaku kryesor është shpejtësia e lëvizjes nga përdoruesit e rrugës.

“Unë jam banor i zonës këtu në Milot dhe ne po përjetojmë çdo ditë ngjarje të hidhura, siç ishte edhe ajo e një natë më parë. Përveç rrugës që ka probleme me sinjalistikën, shkaku kryesor i aksidenteve është papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.”

NA NDIQ NË FACEBOOK