Lajme
Aksident i frikshëm në Berat/ ‘Golf 5’ merr para disa makina, 3 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me disa të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në Berat.
Një automjet tip “Golf 5” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me disa makina të tjera në aksin rrugor Agjensi – Gjykata.
Për momentin janë 3 persona të lënduar të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Beratiti.
Mësohet se drejtuesi i automjetit është në terapi intensive, ndërsa pasagjeri ndodhet në repartin e kirurgjisë.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit Golf është 37-vjeccari Andon Dollani, ndërsa në mesin e të plagosurve është dhe një grua shtatzënë./E.M-noa.al


















