Connect with us

Sport

Agushi: Të kënaqur me pjesën e parë të sezonit, falenderim i veçant edhe për “Shvercerat”

Published

on

Me takimin kundër Zhelezarecit dhe fitoren prej 5-0, që ishte e 12-ta në poaq takime në pjesën e deritanishme të sezonit, Futsal Shkupi e mbylli me sukses vitin 2021, ndërsa në vazhdim të stinorit, do të kërkoj me çdo kusht titullin e kampionit t`a kthej në Çair. Nën prirjen e trajnerit Ferid Agushi, i cili ka debutuar në bankinë, por edhe kishte rol të dyfishtë (edhe si lojtar), Shkupi shkëlqeu në të gjitha takimet e deritanishme, asnjëherë duke mos e vënë në diskutim fitoren në 12 takime të sezonit 2021-2022.


Pas mbylljes të kësaj pjese, me epërsi prej tre pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Proekt Ciko, Agushi është shprehur i kënaqur me të arriturat e deritanishme.

Më pas, ai ka falenderuar për punën dhe përkushtimin e deritanishëm lojtarët, për bashkëpunimin në nivel kryesinë, si dhe përkrahjen e madhe tifo grupin “Shvercerët”.“Dua të shfrytëzoj rastin t`i falenderoj të gjithë lojtarët për përkushtimin e tyre deri më tash në stërvitje e ndeshje. Falenderoj edhe kryesinë për kushtet e ofruara, edhe përkundër faktit se i gjithë vendi është në krizë dhe pa dyshim, falenderim i veçantë shkon për tifo grupin “Shvercerët”, të cilët janë lojtari ynë i gjashtë në palestër”.

Për fund, trajneri Agushi shpalosi edhe disa prej planeve për të ardhmen e skuadrës.

“Gjatë periudhës së pushimit, kemi vendosur që të kemi disa mbledhje me kryesinë më të ngushtë të klubit, ku do të bisedojmë për të ardhmen dhe përforcimet, ndërsa jam i mendimit se kemi nevojë për 2-3 përforcime, me të cilat do të kishim rritur ndjeshëm konkurencën në ekip dhe do t`a kishim më të lehtë në pjesën pranverore të sezonit”, tha për fund trajneri Agushi. Кujtojmë që pas 12 ndeshjeve në pjesën e parë të sezonit, Futsal Shkupi prinë në rënditjen tabelare me 36 pikë maksimale, tri më shumë se ndjekësi më i afërt, Proekt Ciko.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com