Connect with us

Lajme

Afera që i zhyti të gjithë në m*t

Publikuar

më

Në vitet 2000’, mafia provokoi një krizë të rëndë mjedisore në Siçili. Qytetet e ishullit u mbuluan nga pirgjet e plehrave duke e detyruar qeverinë italiane të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Por mafia kishte llogaritur gjithçka. Personi që u emërua si komisar i jashtëzakonshëm për zgjidhjen e krizës ishte presidenti i rajonit të Sicilisë, Salvatore Cuffaro. Ky ishte zgjedhur aty me votat e mafias.

Sapo mori detyrën, Cuffaro e kishte gati zgjidhjen. Ai shpalli menjehërë tenderat për ndërtimin e 4 inceneratorëve të mëdhenj, në Sirakuza, Palermo dhe Catania. Një biznes 6 miliardë euro, por që nuk u realizua dot asnjëherë. Arsyeja? Prokuroria italiane e pikasi se pas tenderave qëndronin kompanitë e lidhura me Cosa Nostra-n dhe bllokoi gjithçka. Tenderat u anulluan, Cuffaro përfundoi në pranga.

Plehrat janë biznesi më i lakmuar i mafies. Madje më i lakmuar edhe se sa trafiku i kokainës pasi është një biznes legjitim dhe ofron mundësi për pastrimin e parave që vijnë nga aktivitetet e tjera kriminale. Dhe skemat si si mafia kërkon ta marrë këtë biznes janë të njëjtat thuajse kudo. Tani riktheni pak në kujtesë ngjarjet në Shqipëri.

Në shtator të vitit 2014, homologu i Cuffaros në Elbasan, Qazim Sejdini, shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore. Dy muaj më parë, në Tiranë ishte krijuar një kompani me emrin Albtek Energji dhe tre muaj më pas qeveria i akordoi asaj koncesionin 22 milionë euro për ndërtimin e një inceneratori. Pra në korrik u krijua kompania. Në shtator, këshilli bashkiak në Elbasan shpalli gjendjen e emergjencës dhe në 16 dhjetor, qeveria i dha koncesionit.

Ai që nisi në Elbasan ishte mirëfilltazi skenari siçilian. Me një ndryshim të vetëm. Këtu mafia nuk ishte Cosa Nostra, por vetë shteti. Për të kuptuar këtë, mjafton të rikthehet në vëmendje sjellja dhe veprimet e shtetit në këtë histori.

Në tetor të vitit 2013, vetëm dy javë pasi kishte ardhur në pushtet, mazhoranca socialiste miratoi ligjin për ndalimin e importit të mbetjeve. Ky ishte hapi i parë i planit për të shtënë në dorë biznesin e plehrave. Teksa publiku dhe shoqëria civile u gëzuan se në Shqipëri nuk do të hynin më plehra, ndalimi i importit të mbetjeve kishte qëllim tjetër; falimentimin në bllok të të gjithë industrisë së riciklimit, që në atë kohë numëronte mbi 60 kompani dhe qindra milionë dollarë investime.

Falimentimi i fabrikave të riciklimit me ligj, shkaktoi krizën e plehrave. Në Elbasan dhe qytete të tjera të vendit filluan të shfaqeshin pirgjet me mbetje. Pas krijimit të krizës, duheshin marketuar në publik inceneratorët si zgjidhja dhe shpëtimi i vendit. Për këtë u kontraktuan palaçot mediatikë në të gjithë spektrin e medias si majtas dhe djathtas.

Pas koncesionit të Elbasanit, modeli i inceneratorëve u shtri në Fier dhe kulmoi në Tiranë. Në vetëm pak kohë, tre biznesmenë kontrovers, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja shtinë në dorë monopolin e plehrave në të gjithë Shqipërinë, një biznes të paktën 500 milionë euro. Pra, në Shqipëri, tre biznesmenë të dalë nga hiçi dhe pa asnjë eksperiencë në fushën e mbetjeve, arritën të shtinin në dorë atë që Camorra dhe Cosa Nostra e ëndërronin prej vitesh në Itali. Sepse në Shqipëri, shteti ishte vetë Cosa Nostra.

Që nga viti 2013, e gjithë makineria e pushtetit ka punuar e koordinuar për të vënë në jetën planin e inceneratorëve. Akti i fundit që përmbylli planin ishte provokimi i krizës mjedisore në Durrës për të zgjeruar me 150 milionë euro të tjera biznesin e inceneratorit fantazmë në Tiranë.

Teksa afera rëndohej dhe kutërbonte gjithmonë e më shumë, në thes duheshin futur edhe segmente të opozitës, tatimeve por edhe drejtësisë, me qëllim që era e keqe të mos ndihej. Kjo është ajo që ka ndodhur.

Me pak fjalë, inceneratorët nuk janë thjesht korrupsion i disa zyrtarëve, por mirëfilltazi kapje e shtetit e madje edhe më shumë se kaq, korruptim i shoqërisë. Kjo është një aferë që i ka zhytur të gjithë në m*t. Ndaj nëse do të hetohet me të vërtetë, në Shqipëri do të ndodhë tërmet dhe vendi do të mbetet pa qeveri, pa klasë politike, pa media dhe madje edhe pa shkrimtarë sharlatanë, ortak me m*tin e plehrave. /Mcn Tv/

Maqedoni9 minutes ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri39 minutes ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme51 minutes ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme1 hour ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni1 hour ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme1 hour ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Kosovë2 hours ago

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Maqedoni2 hours ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri3 hours ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme3 hours ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

Lajme4 hours ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Kosovë4 hours ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

NA NDIQ NË FACEBOOK