Connect with us

Lajme

Afera e inceneratorëve, Kadilli: Pse Basha hesht për lidhjet e Mirel Mërtirit dhe Arben Ahmetajt

Publikuar

më

Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kreun e PD në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në këtë parti në muajin korrik, i ka drejtuar një pyetje të drejtëpërdrejtë zyrtarëve të kësaj partie, përfshi edhe Lulzim Bashën, sepse nuk përmendin emrin e Arben Ahmetajt lidhur me aferën e inceneratorëve.

Kadilli shkruan në rrjet se SPAK ka shpallur në kërkim Mirel Mërtirin, personin që qendron mbas incineratorëve dhe gjithë veprimeve kriminale e korruptive me to. Por, PD hesht prapë për ministrin që tre vjet më parë bëri aksident në Maqedoninë e Veriut dhe u zbulua se udhëtonte me Mirel Mërtirin?

“Besoj është e qartë se shqetësimi im është trajektorja e dyshimtë e përdorimit te denoncimeve zyrtare nga PD. Para 2-3 javësh denoncova devijimin e qëllimtë të shënjestrës nga Ahmetaj tek Braçe. Sot, besoj që PD duhet të dalë 10 herë në ditë në konferencë shtypi të denoncojë lidhjet Mërtiri-Ahmetaj dhe t’i bëj presion SPAK-ut që t’i hetojë lidhjet mes Arben Ahmetajt dhe Klodian (Mirel) Mërtirit e Stela Gugallës, që është gruaja e Mërtirit.

Përditë, 10 herë në ditë siç duhet bërë për raste të tjera. Ti e ke përmnedur Ahemtajn në fjalën tënde në parlament, edhe Veliaj edhe Bllakon edhe kryetarë bashkish dhe kjo është meritë e jotja. Por PD duhet të dalë zyrtarisht dhe t’i bëjë presion SPAK që të hetojë pse Ahmetaj udhëtontë në një makinë me Mërtirin kur u akisdentuan në Maqedoni”, shkruan Kadilli në një replikë me deputeten Jorida Tabaku.

Postimi nga Fatbardh Kadilli

Për heshtjen e PD.

Përgjimet e prokurorisë italiane zbuluan garancitë e dhëna nga një Zëvendës Kryeministër për një grup kriminal italian që donte të pastronte paratë në Shqipëri.
PD heshti.

SPAK ka shpallur në kërkim Mirel Mërtirin, personin që qendron mbas incineratorëve dhe gjithë veprimeve kriminale e korruptive me to. Por, PD hesht prapë për ministrin që tre vjet më parë bëri aksident në Maqedoninë e Veriut dhe u zbulua se udhëtonte me Mirel Mërtirin?

Pse hesht PD dhe Lulzim Basha për Arben Ahmetajn? Pse nuk ja përmendin dot emrin? Pse nuk i bën thirrje SPAK të hetojë Arben Ahmetajn?

Shqipëri1 hour ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë11 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK