Connect with us

RAMAZAN 2024

80 vjeçarja që lexon libra të politikës botërore: E kam lexuar Kuranin, Komploti botëror, Sekreti i madh (VIDEO)

Published

on

Shumë nga njerëzit që ëndërrojnë të bëhen të njohur nëpërmjet veprimeve të tyre, si të bëhen të suksesshëm në karrierë apo të pasur, 80-vjeçarja nga Tirana apo ashtu siç e thërrasin të gjithë “Nëna Lule”, gojë ëmbël dhe e urtë, ka vendosur që me këshillat e saj të ndihmojë shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojnë. E takuam në Shkup – në xhaminë Sulltan Murat. Fali namazin dhe bëri lutje. Ajo ka vendosur të rrëfejë për Nistori një pjesë të jetës së saj, si nga profesioni, jetën gjatë kohës së komunizmit, librat dhe pasioni për leximin, si pjesë e pandashme e saj. Nëna Lule është shumë energjike, atë e gjen sa në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni. Ajo nuk ka familje kudo, por, ngaqë i ka bërë shumë njerëz për vete, atë e duan secili ta strehojë në shtëpinë e vet dhe të dëgjojnë për sakrificat e saj dhe histori të ndryshme.

Nëna Lule ka një dëshirë dhe e kërkon nga shpirti. Ajo nuk e ka vizituar Mekën dhe Medinën, por shpreson që një ditë ëndrra t’i bëhet realitet. Për shqiptarët e Maqedonisë thotë se janë shumë mikpritës dhe të dashur. Periudha më e vështirë ka qenë ajo e komunizmit dhe nëna Lule tregon kur e kanë dënuar në momentin që sistemi e ka kuptuar se ajo agjëron dhe vepron akte të tjera fetare. Ajo nuk heziton të flet edhe për edukimin e rinisë dhe se kush i ka fajët për devijimin e brezit të ri.

Feja gjatë komunizmit u zhduk. Nuk guxoje ta thoje fjalën Zot, sepse dënoheshe. Ishte sistemi që nuk lejonte religjionet, këto janë fjalët e nënës Lule për periudhën e vështirë që ka jetuar gjatë komunizimit.

Leximi është ushqim për mendjen dhe prandaj akoma vazhdon të lexojë edhe sot e kësaj dite. Ka lexuar shumicën e librave të historisë islame. Ajo nuk lexon vetëm literaturë islame, por edhe nga ato politike.

Gjatë intervistës me Nënë Lulen kuptuam se ajo përveç moshës që ka dhe periudhave të ndryshme që ka kalur gjatë jetës, me shumë modesti na foli edhe për politikë dhe për politikanin më të mirë sipas saj.

“Herën e parë kam votuar pë Partinë Demokratike, pastaj nuk kam votuar a’s edhe një herë kur pashë që ato nuk ishin për të punu për kombin e vet, nuk bënë asnjë të mirë për popullin e vet, a’s edhe një të mirë, por kanë bërë të mira për veten e tyre, në maksimum për veten e tyre. Nga të gjithë që janë aty nuk dua t’i shof as t’ua zë emrin me gojë përveç atë Majkon, ai djalë fisnik Majko. Ai ndihmoi edhe kosovarët në kohën e luftës edhe tek ne është tepër i sjellshëm tepër edukativ, tepër njeri, si nuk e ndëgjuam njëherë me folë fjalë jashtë rregullave, të edukatës gjithmonë tamam politikan i mirë, por ska pasur gjë në dorë kanë pasur të tjerët, hajrin e tij e pa vetëm Kosova”, deklaroi Nëna Lule.

Leximi është ushqim për mendjen dhe prandaj akoma vazhdon të lexojë edhe sot e kësaj dite. Ka lexuar shumicën e librave të historisë islame. Ajo nuk lexon vetëm literaturë islame, por edhe nga ato politike.

“Unë kam lexuar të gjithë librat e Islamit, Kur’anin dhe të gjithë dijetarët e Islamit pa përjashtim, më ka pëlqyer apo jo unë i kam lexuar, unë kam marrë të mirën dhe kam larguar të keqen. Tash këto dhjetë vjet për herë të parë kam lexuar “Komploti Botërorë”, ai më ka inspiruar që unë të lexojë përsëri një libër tjetër, “Kush e sundon botën” “Sekreti i madh” etj.”, shton Nëna Lule.