Connect with us

Lajme

Zudi Koka nga ASH-AAA mund të udhëheq me N.P. Higjiena Komunale – Shkup?

Publikuar

Në javët në vazhdim priten të jenë vendimtare për të parë se me cilat drejtori do udhëheqin kuadrot e koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa në Komunën e Shkupit pas fitores së kandidates së pavarur për të parën e Shkupit, Danella Arsovska e cila u përkrah nga opozita shqiptare në zgjedhjet lokale të fundit.

AlbMania.info nga burime afërta të koalicionit ASH-AAA mëson se jozyrtarisht Zudi Enuzi – Koka këshilltari i sapozgjedhur në Komunën e Çairit nga kuloare tjera brenda strukturave të koalicionit përflitet si Drejtor i mundshëm i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup.

Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë detaje rreth ndarjes së posteve në qytetin e Shkupit.

Ndryshe, Zudi Enuzi – Koka ishte bartës i listës për këshillin komunal të Çairit nga ASH-AAA.

NA NDIQ NË FACEBOOK