Connect with us

Lajme

Zhernovski në ClickPlus flet për zgjerimin e shumicës parlamentare

Publikuar

Në debatin e sotëm në ClickPlus në TV21, Adrej Zhernovski nga LSDM siguroi që shumica parlamentare është stabile dhe se pritet t’i shtohen edhe katër deputetë.

“Mund të konfirmoj se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe se do t’i shtohen minimum edhe katër deputetë”, deklaroi mes tjerash Zhernovski.

Ai kërkoi nga VMRO-DPMNE-ja që të tregojë përfundimisht nëse ka shumicë të re parlamentare, derisa zgjedhjet e parakohshme parlamentare i cilësoi si të pa nevojshme.

“Si tani për njëherë, kriza me koronën nuk është problem për zgjedhje të reja parlamentare, si përnjëherë kriza ekonomike nuk është problem. Nëse kanë shumicë parlamentare, pse t’i mundojmë qytetarët përsëri me zgjedhje”, theksoi Zhernovski.

NA NDIQ NË FACEBOOK