Connect with us

Lajme

Zbardhet dinamika e atentatit në Astir, dyshime se janë grup vrasësish me pagesë

Publikuar

më

Zbardhet dinamika e atentatit me dy viktima mbrëmjen e djeshme në zonën e “Astirit” në Tiranë. Sipas burimeve, mësohet se automjeti tip “Audi” ku udhëtonin viktimat, Erigels Mihasi dhe Armando Dumani është qëlluar në lëvizje. Sipas burimeve, autorët kanë qëlluar në drejtim të mjetit me breshëri automatiku për rreth 50 m.

Si autmojeti “Audi”, ashtu edhe ai i autorëve, referuar burimeve nga grupi hetimor, kanë udhëtuar nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të rrethrotullimit të ish-sheshit Shqiponja.

50 m përpara zonës së quajtur “2 rrathët”, autorët pasi kanë gjetur terren kanë qëlluar në drejtim të objektivit të tyre, duke i marrë jetën shoferit dhe pasagjerit. Hetuesit kanë hedhur dyshime se kemi të bëjnë me një ngjarje të mirëorganizuar dhe vrasësit kanë qenë profesionist.

Edhe pse mjetet ishin në lëvizje, pothuajse të gjithë plumbat që janë zbarazur nga armët e tyre kanë kapur automjetin “Audi”. Për këtë shkak hetuesit kanë hedhur dyshime se kemi të bëjmë me një grup vrasësish me pagesë. Të paktën 6 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në krimin e rëndë, ku secili ka pasur rolin e tij.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, e po punojnë për identifikimin e autorëve, ku ka dyshime se autorët që ishin në automjetin “Toyota” informoheshin për lëvizjet e Mihasit dhe Dumanit.

Maqedoni52 minutes ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri1 hour ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme2 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri4 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme5 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni6 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri7 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë8 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme8 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme8 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme8 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

NA NDIQ NË FACEBOOK