Lajme
Zaev zgjeron shumicën parlamentare, Mexhiti: “Alternativa” me shumë gjasë do bëhet pjesë e qeverisë

Zoran Zaev, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut mbetet i vendosur për largimin nga drejtimi i ekzekutivit dhe i partisë Lidhja Social Demokrate, por pasi të sigurojë shumicën në Kuvend.
Pas largimit të Lëvizjes Besa, Zaev po përpiqet ta zgjerojë kabinetin qeveritar me partinë Alternativa. Gazetari Zekirja Mexhit në një lidhje në skype me studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se Zaev është në bisedime me Alternativën për të siguruar 4 deputetët e saj, pasi kjo do i ndihmonte të dilnin nga kjo situatë ku ndodhen.
Ai shprehet se burime nga Alternativa bëjnë me dije se të martën kur pritet të merret dher një vendim përfundimtar duket se kjo parti me shumë mundësi do i bashkëngjitet shumicës. Ndër të tjera Mexhit cilësoi si mjaft të rëndësishëm edhe muajin dhjetor ku u ndal kryesisht te samiti i BE si dhe zgjedhjet në Bullgari, pasin kjo qeveri varet edhe nga shumë faktorë të jashtëm.
Është një situatë ku Zaev po bën përpjekje për të siguruar edhe 4 deputetët e alternativës për të qenë pjesë e shumicës qeverisëse dhe që do i ndihmonte të dilnin nga kjo situatë. Tani pas ndryshimit të numrave kjo parti shihet se një ndër partnerët më ideal për Zaev. Para dy vitesh alternativa ka qenë partner i Zaev kanë bashkëqeverisur bashkë. Janë dhe dy ditë që duhet të presim se ka dhe zëra kundër dhe pro, por me shumë gjasë kjo parti pritet ti bashkëngjitet shumicës.
Alternativa është vetmja parti në skenën politike me të cilën po diskutohet për zgjerimin. Janë disa çështje të rëndësishme këtu në MV ku në samitin e BE në dhjetor pritet për një datë e mundshme për nisjen e negociatave, janë zhvillime që ndikohen dhe nga çështja e Bullgarisë. Nëse do ketë një datë për fillimin e negociatave qeverisë Zaev do i shtohej mbështetja dhe bindja se Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë, nëse nuk e marrim një datë duhet një legjitimet i ri i kësaj qeverie.
















