Connect with us

Lajme

Zaev ofron ministrinë e arsimit dhe atë të sociales, Gashi kërkon bujqësinë dhe kulturën

Publikuar

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi, ende nuk janë ulur zyrarisht për të biseduar për kyëjen e kësaj të dytës në Qeveri, mirëpo kombinatorikat me resoret vetëm kanë filluar. Zyrtarisht dy partitë thonë se fillimisht do të merren vesh për parimet e qeverisjes dhe për orientimet strategjike të qeversë.

Nga Alternativa poashtu bëjnë të ditur se Gashi në bisedë telefonike ka njoftuar Zoran Zaevin se para se të ulet në tavolinë me të, do të takohet me Ziadin Selën dhe Hristijan Mickoskin, për t’i informuar në lidhje me ftesën e kryeminmistrit që t’i bashkohen Qeverisë.

Mirëpo Zhurnal nga burime të veta mëson se përkundër vullnetit të madh për të përfshirë Alternativën në qeveri, për momentin LSDM dhe Alternativa janë në frekuenca të ndryshme ur bëhet fjalë për resorët ministrore. LSDM do ti fillojë negociatat me ofertë për një ministri dhe një zëvendës ministri ose drejtori të fuqishme, por nga Alternativa që në start do të kërkojnë dy ministri. Nga partia e Afrim Gashit thonë se nuk lëshojnë pe nga kjo kërkesë, sepse pesha e tyre politike në këtë moment dhe në këto rrethana është shumë më e madhe se para dy viteve.

NA NDIQ NË FACEBOOK