Connect with us

Lajme

Zaev ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në Kuvend, vazhdojnë konsultimet me partitë

Publikuar

Kryeministri Zoran Zaev, ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen e tij deri në Kuvend, njoftojnë shkurt nga zyra për shërbime mediatike nga Kuvendi. Sipas informacioneve të TV21, konsultimet me partitë politike ende vazhdojnë.

Mbrëmë në Qeveri ka pasur takim mes Zaevit dhe liderëve të tjerë të koalicionit të tij, të cilët pas takimit deklaruan se nuk pajtohen me vendimin e Zaevit për dorëheqje.

Zaev dha dorëheqjen të dielën pas humbjes së zgjedhjeve lokale.

Nëse Zaev dorëzon dorëheqjen në Kuvend, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi është i obliguar që ta njoftojë presidentin Stevo Pendarovski i cili tashmë ka paralajmëruar se mandatin do t’ia japë partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend.

Më pas duhet të përpilohet një program dhe një kabinet i ri qeveritar dhe të dorëzohet në Kuvend për zgjedhje si propozim i Qeverisë.

Një nga krizat që deputetët kanë frikë se mund të ndodhë është buxheti i pamiratuar për vitin e ardhshëm.