Connect with us

Lajme

Zaev bëhet gaz i botës/ Partia e tij prolongon dorëheqjen

Publikuar

LSDM pas mbledhjes së sotme të Këshillit Qendror dhe Ekzekutiv ka vendosur që kreu i partisë njëherë edhe kryeministri, Zoran Zaev të prolongojë dorëheqjen, shkruan TV21. Nga LSDM thonë se ky vendim vjen pas procesit të ndjeshëm nëpër të cilin po kalon vendi.

“Partia njëzëri morri vendimin që kryetari i partisë dhe kryeministri ta prolongojë dorëheqjen për kohë të pacaktuar deri sa këto procese të normalizohen”, deklaroi Pero Kostadinov nga LSDM.

Kjo do të thotë se do të shkohet në votimin për besimin e Qeverisë.

Një nga argumentet për anulimin e dorëheqjes është mundësia që RMV-ja t`i fillojë negociatat me BE-në në Dhjetor.

Zaevi pret që vendi në Dhjetor do t`i nis negociatat për shkak të mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare.

Pra Zaev nuk arriti ta mbaj fjalën as edhe për këtë deklaratë të dhënë para syve të botës pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ai në vazhdimësi thoshte se do të tërhiqet nëse humb Shkupin. Kryeqytetin e humbi, tani po tërheq deklaratën për dorëheqje. Por me këtë veprim e humbi edhe atë tro burrëri që i pat mbetur.