Lajme
Xhaferi pranon njoftimin për tërheqjen e firmave

Njoftimi për tërheqjen e 17 deputetëve nga nisma për mosbesimin e Qeverisë është pranuar nga kabineti i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe për këtë janë njoftuar edhe mediat.
Nga kabineti i kryeparlamentarit kanë dërguar edhe listën me firmat e 17 deputetëve, nga gjithsej 61 që kishin firmosur nismën fillestare. Seanca për çështjen e besimit të Qeverisë do të fillojë nesër në ora 11.
Debati dhe votimi duhet të mbyllen po ashtu nesër deri në mesnatë. Për të filluar seanca nevojitet kuorum, kurse dy deputetë të opozitës pritet t’i bashkohen vetëm momentit të votimit, pasi janë me vendim për izolim./alsat/
















