Lajme
Voziste 205 km në orë, gjobitet nga policia

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.11.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, nga të cilët vetëm ditën e djeshme janë sanksionuar 283 shoferë, transmeton TV21. Prej tyre, 28 shoferë kanë vozitur 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 6 shoferë mbi 70 km/h më shumë se e lejuara. Kështu që 110 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në vendet e banuara, ndërsa 173 të tjerë jashtë vendeve të banuara.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat në komunikacion dhe të kontribuojnë për rrguë më të sigurta.
The post Voziste 205 km në orë, gjobitet nga policia first appeared on TV21.















