Lajme
Viktima kurohej për depresion, ky është i vëllai i plagosur nga konflikti në Elbasan (FOTO)

Ky që shihni në foto është 19 vjeçari Mikel Kovaci i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë sherrit me thika mes të rinjve në Elbasan.
I përfshirë në sherr ishte dhe vëllai i tij Florenc Kovaçi 28 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Ky i fundit mësohet se po kurohej për depresion. Sipas policisë 2 vëllezërit janë përfshirë në një sherr banal me disa të rinj që degradoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Nga ana tjetër burime për Abc bëjnë me dije se “mollë sherri” ka qenë një vajzë.
Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa blutë e Elbasanit bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit të rëndë.




















