Connect with us

Lajme

VIDEO/ U gjet i pajetë, kush është personi që u përplas nga makina (Emri)

Publikuar

Identifikohet personi i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në aksion rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Ai është Muhamet Fusha, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Dushk.

I moshuari u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rreth-rrotullimit të Plugut.

“Dyshohet se një automjet e ka aksidentuar me pasojë vdekjen”, konfirmoi policia në një njoftim zyrtar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit, shtuan të njëjtat burime.

NA NDIQ NË FACEBOOK