Connect with us

Lajme

VIDEO/ Berisha: PD e Bashës u shndërrua në ministri të Ramës

Publikuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur takimin me demokratët e Sarandës, ku është pritur me ovacione me brohoritje nga anëtarët dhe sipatizantët e PD.

Berisha e konsideroi një moment kritik jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe demokracinë shqiptare, situatën që po kalon vendi.

“Shteti i narko-trafikut i drejtuar nga Edi Rama e shndërroi PD në një ministri. Por njerëzit e lirë, me firmën e tyre, pa përfillur asnjë presion, e morën në dorë Partinë Demokratike, duke shpëtuar partinë dhe pluralizmin politik. Edi Rama festoi para kohe marrjen peng të pluralizmit, mendoi se i lau duart me PD, mendoi se do të mund të vendoste çdo gjë”, tha Berisha.

Ai tha se Rama gaboi sepse llogaritë i bëri me peng-kryetarin, por nuk llogariti njerëzit e lirë, nuk ju llogariti ju demokratët, që po mbështesni normat demokratike të partisë.

Berisha tha se Kuvendi Kombëtar do të bashkojë PD, do të rikthejë dhe vendosë normat më demokratike, do e shndërrojë këtë parti në “Shtëpinë e Lirisë”.

“Ne anëtarët i thamë udhëheqjes së marrë peng të PDse do të mbledhim Kuvendin Kombëtar dhe do të ringrihemi si një opozitë e fortë. E garantoj Ramën se kohën e ka të shkurtër dhe e garantoj se ne që çmontuam sistemin komunist do të çmontojmë edhe narko-shtetin”, tha Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=3NpPuORfW40

NA NDIQ NË FACEBOOK