Lajme
Mickoski: Vendet e BE-së këtë herë do ta racionalizojnë Bullgarinë

Kreu i VMOR-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme tha se është optimist dhe dëshiron që vendi të merr datë për fillimin e negociatave me BE-në, shkruan TV21. Mickoski tha se populli e meriton këtë, dhe se shpreson që vendet anëtare do ta bindin Bullgarinë për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së.
“E di që të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian këtë herë do ta racionalizojnë Bullgarinë fqinje dhe do të promovojnë ato vlera të vërteta evropiane, në bazë të së cilave është ndërtuar Bashkimi Evropian”, tha mes tjerash Mickoski.















