Bota
Varianti i ri i Covid/ OBSH ngre alarmin: Paraqet rrezik shumë të lartë dhe mund të çojë në pasoja të rënda! Brenda disa javëve…

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se varianti Omicron i koronavirusit paraqet një rrezik “shumë të lartë” globalisht dhe mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone.
“Nëse ndodh një rritje tjetër e madhe e Covid-19 e nxitur nga Omicron, pasojat mund të jenë të rënda”, thuhet në reagim, duke shtuar se “deri më sot, nuk është raportuar asnjë vdekje e lidhur me variantin Omicron”.
Ai konfirmoi raportet e mëparshme se varianti kishte një numër të paprecedentë mutacionesh, por shtoi se kishte paqartësi të konsiderueshme në lidhje me efektin që mund të kishin këto.
OBSH tha se priste më shumë të dhëna brenda javëve në vijim dhe u bëri thirrje vendeve anëtare të sigurohen që të jenë në gjendje të mbajnë shërbimet shëndetësore edhe nëse numri i rasteve fillon të rritet.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkroi në Tëitter se shkencëtarët në mbarë botën po punonin për të kuptuar variantin Omicron.
Shfaqja e variantit të ri do të diskutohet edhe nga ministrat e shëndetësisë të G7 të hënën./Panorama/





















