Connect with us

Lajme

Urimi me foton e Hoxhës/ Paloka: Mos u habisni nga deputeti paemër, sot mutacionin e diktatorit e kemi kryeministër

Published

on

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të bërë nga socialisti Bujar Ccela i cili i urinte festat e nëntorit me foton e diktatorit Hoxha.

në reagimin e tij në Facebook Paloka shkruan, se askush nuk ka pse habitet me këtë sinqeritet të rilindasit Ccela i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

Më tej Paloka thumbon edhe Bashën, duke thënë që sot në vend që opozita të jetë në shesh për të rrëzuar diktatorin e ri, bën me të marrëveshje për vettingun e politikanëve.

LEXO EDHE  Edhe Italia konfirmon rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

Postimi i Palokës:

Pse habiteni nga nje deputet i paemer qe ne fund te fundit eshte treguar i sinqerte me veneracionin e tij per diktatorin?! Keta jane sot ne pushtet ! Diktatorin,  ne mutacionin e ti me te shemtuar , e kemi sot kryeminister !

Problemi eshte se ne vend qe te jemi ne shesh beteje per ti cuar ku e meritojne, ne me keta po kerkojme te bejme marreveshje per  vetingun e politikaneve qe do ta bejne po ata !!!

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com