Lajme
U qëllua me armë me silenciator, kush është ish-kryetari i Velipojës që u plagos sot në Shkodër

Shkodër- Personi që ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotem në qytetin e shkodrës është identifikuar si Pashko Ujka.
Ujka ka mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Velipojës. Burime për Gazetën Shqip bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur pranë lulishtes së Universitetit Luigj Gurakuqi dhe mendohet se autorët kanë shyfrytëzuar errësirën për të kryer këtë akt.
Ujka është plagosur me armë me silenciator, teksa është dërguar me urgjencë në spital ku dhe po merr ndihmën mjekësore./Gazeta Shqip




















