Connect with us

Lajme

Mickovski: U nisa për të krijuar shumicë të re si e vetmja rrugëdalje për rrëzimin e kësaj Qeverie

Publikuar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një dalje për media, foli edhe për shumicën e re që e paralajmëroi mbrëmë. Mickoski tha se kohët e vështira për popullin dhe vendin janë sfidë e rëndësishme me të cilën VMRO-DPMNE hyn me vetëdije dhe me qëllim të sinqertë.

“Me kredibilitetin që i është dhënë popullit, u nisa për të krijuar shumicë të re si e vetmja rrugëdalje për rënien e kësaj qeveria të Zoran Zaevit dhe bëmë një bllok të përbashkët me ASH-në, Alternativën, të “Majtën” dhe Lëvizjen Besa. Është një bllok kundër korrupsionit dhe krimit, një bllok shprese dhe një të ardhmje të re. Në periudhën në vijim pres që kjo shumicë të rritet”, deklaroi Mickoski.

NA NDIQ NË FACEBOOK