Connect with us

Bota

Turqia kërcënon hapur Greqinë: Për 5 orë na keni në Athinë

Publikuar

më

Një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Erdoganit lëshoi ​​kërcënime lufte kundër Athinës, duke thënë se “Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë” tha ai.

Ankaraja i është drejtuar sërish retorikës provokuese me zëdhënësin e qeverisë Omer Çelik duke akuzuar Greqinë për emigrantët dhe Bashkimin Evropian për indiferencë.

“Forcat greke po tërheqin zvarrë dhe shpojnë varkat e emigrantëve. Ata i çojnë njerëzit e pambrojtur drejt vdekjes. E gjithë kjo po ndodh para syve të forcave të NATO-s. Pa rojet bregdetare turke, këta njerëz do të kishin vdekur” tha ai.

“Bota duhet ta ndalojë këtë mizori imorale. Forcat greke po përpiqen të vrasin njerëz të pambrojtur. I prangosin njerëzit dhe i lënë të vdesin” tha më tej ai.

Zëvendëskryeministri Fuat Oktay, i cili iu referua bisedës telefonike që pati me nënpresidentin e Komisionit Evropian Margaritis Schoinas tha se “autoritetet greke të përmbushin detyrimet e tyre sipas marrëveshjes së 18 marsit”. Megjithatë, ai theksoi se “njerëzimi edhe një herë u nëpërkëmb në Egje! Turp!”

Në të njëjtën kohë, një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Erdoganit lëshoi ​​kërcënime me luftë kundër Athinës.

Metin Kiulunk tha “Të huajt duan ta bëjnë Greqinë të lëshojë raketa kundër Turqisë. Ne i sfidojmë ata. Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Për 5 orë do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë” tha ai.

Greqia nga ana e saj thekson se “propaganda turke nuk bind askënd” dhe se është një retorikë që shfrytëzon vuajtjet njerëzore.

Shqipëri7 minutes ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme1 hour ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri3 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme3 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme4 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme4 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme4 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme4 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme4 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme5 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

NA NDIQ NË FACEBOOK