Connect with us

Lajme

Treguam se kemi shumicë, nëse Zaev nuk e dorëzon dorëheqjen do të votojmë mosbesimin e Qeverisë

Publikuar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një dalje për media tha se presin dorëheqjen e Zoran Zaevit, e kjo nëse nuk ndodh do të votojnë për mosbesimin e Qeverisë.

Ai tha se janë mbledhur për të treguar se ka shumicë të re parlamentare.

“Të presim sot, nesër, nuk e di si funksionon Parlamenti se nuk kam qenë asnjëherë deputet. Nëse z.Zoran Zaev dorëzon dorëheqjen nesër, mendoj se ka afate të tjera ligjore”, shtoi Mickoski.

Mickoski ndër të tjera shtoi se nuk kanë biseduar për një mandatar të ri dhe detaje të tjera, por theksoi se kjo është një shumicë e cila vërteton se kjo Qeveri i përket të kaluarës./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK